Misioni

 

Në punën tonë mësimore – edukative, ne synojmë:

  • Identifikimin, transmetimin, mbështetjen dhe krijimin e vlerave që ndihmojnë zhvillimin e plotë të personalitetit të individit si qytetar i Shqipërisë dhe i botës, me dimensione atdhetare dhe globale, njerëzore dhe demokratike

 

  • Mbajtjen parasysh të interesave të larmishme të nxënësve tanë, duke iu dhënë atyre mundësi të barabarta

 

  • Orientimin e nxënësve drejt praktikës, për të krijuar aftësi dhe shprehi duke iu shmangur mësimit përmendësh, për të zhvilluar mendimin dhe veprimin e pavarur, kritik, krijues, konstruktiv dhe tolerant

 

  • Përgatitjen e nxënësve në kuadrin e një shoqërie shumëkulturore, në një shkollë që synon të formësohet si qendër shumëplanëshe dhe që ofron shërbime cilësore, në bashkëpunim me palët e përfshira dhe në shërbim të tyre

 

  • Gjetjen e përgjigjeve në situata reale, duke integruar në mënyrë harmonike dijet me situatat konkrete jetësore, për të aftësuar nxënësit në përballimin e jetës dhe tregun e punës

 

  • Edukimin e punës së pavarur, të marrjes së përgjegjësive për detyra që lidhen me të nxënit dhe jetën e tyre, si individë dhe anëtarë të shoqërisë ku jetojnë

 

  • Njohjen e prirjeve evropiane në fushën e unifikimit të standardeve shkollore

 

  • Institucionalizim të bashkëpunimit me institucione vendore dhe rajonale e më gjerë

 

VIZIONI166703_139026302940945_2039710211_n

Në arritjen e synimeve tona, ne:

 

  • Do të identifikojmë, do të transmetojmë, do të mbështetim dhe do të krijojmë ato vlera që ndihmojnë në zhvillimin e plotë të personalitetit të individit si qytetar i Shqipërisë dhe i botës.

 

  • Do të jemi vazhdimisht të vëmendshëm ndaj botës dhe interesave të nxënësve dhe për t’i mbajtur ato parasysh në zhvillimin, zbatimin dhe reformimin e çdo politike tonën

 

  • Do të krijojmë një klimë mbështetëse dhe etikë profesionale, duke trajtuar me kujdes dhe vëmendje secilin nxënës, me prirje apo nevoja të veçanta  

 

  • Do të zgjedhim përmbajtjen e asaj që duhet të mësohet, si do të përcaktohet ajo që është e rëndësishme për nxënësin nga sasia aktuale e informacionit dhe si do të ndërtohen dhe do të

strukturohen njohuritë e marra.

 

  • Do t’i drejtojmë nxënësit drejt qëndrimeve gjithnjë e më kritike ndaj njohurive të fituara dhe zhvillimit të aftësive për të zgjidhur problemet dhe situatat praktike.

 

  • Do të punojmë për përvetësimin e disa gjuhëve të huaja dhe edukimin ndërkulturor për komunikim e bashkëjetesë paqësore dhe të suksesshme në një shoqëri gjithnjë e më të larmishme.

 

  • Do të bazohemi në vizione bashkëkohore të njohurive, të aftësive, të shprehive dhe të qëndrimeve, të nevojshme për të lehtësuar punësimin dhe përparimin në nivele më të larta arsimi

 

  • Do të ndjekim modelet kurrikulare, bazuar në kompetenca

 

  • Do të përmirësojmë të nxënit, nëpërmjet :
  • Infrastrukturës
  • Burimeve të të nxënit
  • Kompetencave profesionale të mësuesve tanë 
  • Do të ofrojmë zgjidhje, duke marrë në konsideratë
  1. Nevojat personale dhe stilin e të nxënit
  2. Përvojat e mëparshme të nxënësve
  3. Mundësitë dhe gatishmëritë e secilit prej tyre

 

 

  • Do të mbështetemi në mësues të formuar profesionalisht dhe në kualifikim të vzhdueshëm, mësues drejtues dhe krijues të situatave të të nxënit, të përgjegjshëm për rolin e tyre akademik dhe njerëzor.

 

 

MOTOJA JONË

Bazuar në bindjen se çdo nxënës mund të jetë i suksesshëm, nëpërmjet një mësimdhënieje efektive nga mësues profesionistë,  të zhvillojmë aspektin  etik, intelektual, fizik, social dhe estetik të fëmijëve tanë, duke respektuar, duke mbrojtur dhe duke zhvilluar identitetin kombëtar dhe trashëgiminë kulturore në përmbushje të rolit të tyre si qytetarë të vendit dhe të botës. 

DIJA ËSHTË FUQI