Hyrje

 

Shpresoj që Website t’ju mësoje dhe tregoje diçka rreth karakterit të shkollës sonë. Ne besojmë se edukimi është një përgjegjësi e përbashkët dhe suksesi i drejtimit të një shkolle varet nga bashkëveprimi i secilës prej palëve të përfshirë në funksionimin e saj: nxënësve, prindërve, dhe stafit. Secili prej nesh është i ndërgjegjshëm për detyrën e vet në mënyrë që ta transformojmë në mënyrë të vazhdueshme shkollën, në një vend ku të gjithë punojnë dhe përpiqen për të dhënë më të mirën, maksimumin.

Shkolla Migjeni ka një staf dinamik, inspirues dhe me një eksperiencë të suksesshme në fushën e arsimit. Cilësia e marrëdhënies ndërmjet nxënësve dhe mësuesve është e veçanta dhe çelësi i suksesit dhe mirëfunksionimit të shkollës. Kam gjithnjë kënaqësinë të mirëpres prindërit e nxënësve të shkollës por edhe prindër të interesuar që fëmijët e tyre të vazhdojnë studimet pranë shkollës sonë. Në këtë mënyrë mund t’ju jap përgjigje pyetjeve dhe shqetësimeve tuaja. Jeni, gjithashtu të mirëpritur të vizitoni shkollën dhe të bisedoni me mësuesit dhe nxënësit. Do jemi të kënaqur nga këto vizita.

Drejtore
Enriketa Bega